Fitore e madhe e Partizanit në Vlorë! Qirko bën heroin dhe pret penalltinë, barazojnë Dinamon për Final Four

Partizani është kthyer! Të kuqtë kanë marrë një fitore të madhe sot në transfertë duke fituar në shifrat 1-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Maksutit. Në minutën e 9 të ndeshjes ishte një predhë e Maksutit që u ndal në cepin e rrjetës. Ndërkohë Sidibe do të barazonte në fundin e pjesës së parë nga penalltia, duke dëreguar rezultatin në 1-1. Po i njëjti futbollist do të shënonte në minutën e 48, duke gjetur bukur rrjetën sërish, për t’i dhënë fitoren Partizanit. Shumë emocione dhe në minutën e 75 kishte një rast shumë të diskutuar.

Pas disa minutash rishikim, u akordua një penallti për Flamurtarin, por për fat të keq të vlonjatëve, Herald Marku gaboi dhe Qirko priti penalltinë. Në fund ishte Skuka që krijoi një shans të artë goli, por gaboi duke goditur shtyllën. Kështu Partizani gjen Dinamon në vendin e katërt, duke e barazuar me pikë dhe duke qenë më afër Final Four se kurrë. /Sport Ekspres/