Rasti që do i mbetet peng gjithë jetën! Zhegrova i hoqi Juventusit përmbysjen e madhe, Gallatasarai i eleminon nga Champions-i

Juventusi i ka thënë lamtumirë Europës. Bardhezinjtë janë eleminuar sot nga Liga e Kampionëve, pavarësisht fitores 3-2. Lokateli nisi serinë e golave me penalltinë e shënuar në minutën e 37 të takimit. Kelli ndërlikoi situatën me kartonin e kuq të marrë në minutën e 49, por Juventusi nuk e humbi këmbënguljen dhe dëshirën për t’u kualifikuar.

Gati (70′) dhe Mekeni (82′) e dërguan ndeshjen në shtesa, duke ndezur kështu shpresat për një kualifikim të mundshëm. Zhegrova kishte shansin e artë që në shtesa të shënonte golin e përmbysjes së madhe. Megjithatë, gjuajtja e tij përfundoi larg portës, duke humbur një rast që me shumë mundësi do t’i mbetet peng për një kohë të gjatë. Ndërkohë Osimheni dhe Jëllmazi shuan më pas çdo shpresë të mundshme të bardhezinjve me golat e tyre, duke nxjerrë kështu Juventusin jashtë kompeticionit me rezultat të përgjithshëm 5-7./Sport Ekspres/