Arabia Saudite ka bërë investime të çmendura në futboll. Pas afrimit të emrave si Ronaldo, Sane, Kulibali, Milinkoviç-Saviç, Brozoviç, etj., tashmë shteti nga Lindja e Mesme synon një plan më madhor. Objektivi është organizimi i Kupës së Botës.
FIFA ka konfirmuar se Arabia Saudite është i vetmi vend që ka dorëzuar ofertën për të zhvilluar Kampionatin Botëror 2034. Australia u tërhoq nga gara në momentin e fundit, çka nënkupton se Kupa e Botës do të shkojë sërish në tokën arabe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/