VIDEO/ Anis Mehmetit i mjaftojnë 3 minuta për të shënuar, gol spektakolar i lojtarit shqiptar

Anis Mehmeti ka shënuar sot golin e tij të dytë me fanellën e Ipsuiçit. Lojtarit shqiptar i kanë mjaftuar vetëm 3 minuta për të tundur rrjetën e Suonsit.

E djathta e tij e dërgoi topin në trekëndësh, duke shënuar një gol spektakolar. Ipsuiçi është duke udhëhequr ndeshjen me shifrat minimale 1-0, teksa ende është duke u zhvilluar pjesa e parë e lojës./Sport Ekspres/