Futbolli italian është larg shkëlqimit të dikurshëm. Klubet e Serisë A po çalojnë në fushën e lojës në kompeticionet e UEFA-s, duke humbur kështu dominimin e mëparshëm në arenën europiane. Rënia e nivelit në fushë ka sjellë në mënyrë të drejtpërdrejtë pasojat e veta edhe te tifozët.
Në listimin e kryer nga “Transfermarkt”-i, asnjë ekip italian nuk gjendet në top 10-shen e klubeve që kanë shitur më tepër fanella në vitin 2025. Barcelona udhëheq me 277 milionë euro të arkëtuara, teksa ndiqet nga Reali i Madridit me 231 milionë euro dhe Bajerni i Mynihut me 189 milionë euro fitime. Ndërkohë klubi italian me më tepër fanella të shitura në vitin 2025 është Milani, i cili renditet i 13-i. Ndërkohë Juventusi renditet i 15-i me 56 milionë euro të fituara, ndërsa fill pas tij vjen Interi me vetëm 1 milionë euro më pak fitim./Sport Ekspres/
Lista e klubeve me më shumë fitime nga shitja e fanellave për vitin 2025:
1) Barcelona – €277 milion
2) Real Madrid – €231 milion
3) Bajern Mynih – €189 milion
4) Mançester Junajted – €172 milion
5) Arsenal – €151 milion
6) Liverpul – €148 milion
7) Totenhem – €102 milion
8) Gallatasarai – €99 milion
9) Çelsi – €95 milion
10) PSG – €88 milion
——-
13) Milan – €68 milion
15) Juventus – €56 milion
16) Inter – €55 milion