Juventusi argëtohet kundër Pizës, për Zhegrovën nuk ka minuta as në goleadën e bardhezinjve

Juventusi ka marrë fitore bindëse në javën e 28 të Serisë A. Bardhezinjtë janë argëtuar në fushën e lojës, teksa kanë mposhtur Pizën me shifrat e thella 4-0. Kambiaso (54′), Turami (65′), Jëlldizi (75′) dhe Boga (90’+3′) ishin autorët e golave për “zonjën e vjetër”, e cila ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në kampionat.

Tashmë Juventusi ka shkuar në kuotën e 50 pikëve, vetëm një pikë larg zonës Champions. Ndërkohë, Zhegrova nuk zhvilloi asnjë minutë në fushën e lojës në këtë ndeshje. Lojtari shqiptar nuk u preferua nga Luçiano Spaleti, pavarësisht faktit se bardhezinjtë po fitonin bindshëm ndaj Pizës./Sport Ekspres/