Pak më parë janë mbyllur dy takimet e para sa i përket javës së 27 të Superiores. Tirana ka marrë një goditje shumë të rëndë teksa është mundur nga Elbasani në shifrat 0-1. Goli i Ze Gomes në minutës e 45 do të vendoste historinë e këtij takimi, me miqtë që ia dalin duke grumbulluar tre pikë shumë të rëndësishme.
Tre pikë që e dërgojnë Elbasanin në vendin e dytë me 49 pikë, vetëm 2 pikë më pak se Vllaznia kryesuese. Por nga ana tjetër Tirana mban vendin e parafundit të renditjes me 21 pikë, 5 pikë larg Vorës që ndodhet në vendin e 8, i cili të dërgon në Play Out.
Pas asaj ringritje të vogël në fillim të vitit, Tirana e sheh veten të zhytur sërish. Ndërkohë dueli i mbijetesës mes Bylisit dhe Vorës ka përfunduar në shifrat 1-0, , teksa në minutën e 88, Adeopju do të shënonte golin e fitores. Pas këtij rezultati, Bylisi merr vendin e 7 duke parakaluar Vorën. /Sport Ekspres/