Erzeni ka shuar disi krizën e rezultateve në ndeshjen me Tiranën. 5 ndeshje kishte pa fitore kjo skuadër dhe në 8 ndeshjet e fundit, kishte fituar vetëm një takim. Megjithatë Erzeni arriti që t’ia dalë kundër bardhebluve falë golit të Mihanës në minutën e 36.
Në pjesën e dytë, Tiranës iu mohuan dy gola me Abazajn dhe Najdovskin. Kryeqytetasit e shtuan shumë ritmin në minutat e fundit të takimit por në disa raste portieri kundërshtar, në të tjera mungesa e konkretizimit dhe e fatit, bëri që Tirana të dilte pa pikë nga ndeshja e sotme. Një nga ato takime ku ishte e shkruar nga fati për të përfunduar kështu… /Sport Ekspres/