Ndeshja kundër Lacios zgjati vetëm 66 minuta për Rafael Leaon. Alegri zgjodhi ta zëvendësonte anësorin portugez, por vendimi i tij nuk u prit aspak mirë nga ky i fundit. Futbollisti 27-vjeçar refuzoi përqafimin e Alegrit sapo iu afrua vijës anësore, teksa i kërkoi hapur ta lejonte të luante në fushë.
Pakënaqësia dukej qartë në fytyrën e Leaos dhe ky i fundit nuk u mundua aspak ta fshihte. Ndërkohë, ky veprim ka “tërbuar” edhe Igli Taren. Drejtori sportiv shqiptar u pa i nervozuar në tribunë, duke thënë: “Pa shiko se ç’po ndodh, shiko si bën”. Një situatë e pakëndshme për skuadrën e Milanit, që dështoi të merrte tre pikët në fund të ndeshjes./Sport Ekspres/