Arijon Ibrahimoviçi iu bashkua Frozinones në fund të merkatos së verës. Formula fillestare ishte ajo e huazimit, por Xhanluka di Marcio ka nxjerrë në pah edhe detajet e kontratës mes palëve. Frozinone arriti të siguronte të drejtën e blerjes për 3.5 milionë euro.
Por Bajerni nuk ka hequr dorë përfundimisht nga mesfushori shqiptar. Në Itali bëjnë me dije se gjigantët bavarezë kanë rënë dakort që në kontratë të kenë mundësinë për të riblejnë kartonin e Ibrahimoviçit. Nëse riblerja ndodh në verën e ardhshme, atëherë do të paguajë 11 milionë euro. Nëse riblerja do të ndodhë në vitin 2025, atëherë shifra që do të paguajnë për 17-vjeçarin është 14 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/