Supersfida mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit ka nisur me rezultatin 0-1 për këta të fundit. Vetëm 35 sekonda i kanë mjaftuar gjigantëve spanjollë për të tundur rrjetën. Gafa e Nojerit i ka kushtuar shumë bavarezëve.
Portieri gjerman pasoi në mënyrë të gabuar topin, i cili përfundoi në zotërimin e Arda Gylerit. Mesfushori turk nuk e mendoi dy herë të godiste menjëherë portën e boshatisur. Topi i gjuajtur prej tij u ndal në rrjetë, duke rihapur kështu plotësisht garën për kualifikimin në gjysmëfinale./Sport Ekspres/