Stavro Pilo është zbulimi më i ri i Silvinjos. Lojtari shqiptar debutoi me Kombëtaren kuqezi në sfidën ndaj Polonisë, ku edhe humbi një rast të artë përballë me portierin kundërshtar. Futbollisti i krahut të majtë ishte protagonist mbrëmjen e djeshme, kur dha asist në golin e parë të AEK-ut, në fitoren 3-1 kundër Rajo Vajekanos.
Paraqitja e Stavro Pilos u vlerësua me notën 7 nga “Sofascore”. Mbrojtësi në fjalë është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Konferencës. Ndërkohë krahu i djathtë i mbrojtjes përbëhet nga një tjetrr lojtar me origjinë shqiptare, Rota./Sport Ekspres/
