Bajerni i Mynihut fitoi sot zyrtarisht titullin kampion në Bundesligë. Ky ishte trofeu i dytë radhazi për Vinsent Kompaninë në drejtimin e gjigantit gjerman. Pas fitores kundër Shtutgartit ai ka dhënë përshtypjet e tij për “DAZN”-in. Kompani nuk e fsheh gëzimin e tij, por gjithashtu thekson se ka ende trofe për t’u fituar deri në fund të sezonit
“Ndihem shkëlqyeshëm. Për mua çdo titull është i pari. Duhet t’i shijojmë këto çaste, sepse pas tyre qendron një punë e vështirë përgjatë shumë viteve, jo vetëm gjatë këtij sezoni. Kështu që duhet ta shijojmë kur ndodh. Sezoni nuk ka përfunduar ende. Ka ende gjëra për t’u fituar. PSG-ja në Ligën e Kampionëve, kampioni në fuqi, është me shumë mundësi sfida më e vështirë. Por përpara saj kemi Leverkusenin”, ka thënë Vinsent Kompani./Sport Ekspres/