E papritur/ Ernest Muçi nuk do të vazhdojë më te Trabzonspori, do të rikthehet te Beshiktashi

Ernest Muçi përjetoi momentin e tij më të artë të karrierës në këtë sezon te Trabzonspori. Lojtari shqiptar ishte fjala e parë në Turqi duke dhënë gjithë kontributin, për të rikthyer Trabzonsporin në nivelet më të larta.

Një rikthim i madh i Muçit, që vinte pas një sezoni zhgënjyes te Beshiktashi. Por sipas raportimeve të fundit nga mediat në Turqi, Muçi nuk do të vazhdojë që të jetë pjesë e Trabzonsporit.

Klubi turk nuk do të zbatojë klauzolën për blerjen e kartonit, ndërsa mediat turke thonë se kjo është edhe vetë dëshira e lojtarit, që në fakt kërkon të rikthehet te Beshiktashi. /Sport Ekspres/