Zyrtare/ Reali i Madridit jep verdiktin për sherrin mes Valverdes dhe Çuamenit, zbulohet gjoba për të dy lojtarët

Klubi Real Madrid ka dhënë përfundimisht verdiktin për konfliktin mes Valverdes dhe Çuamenit. Gjiganti i futbollit spanjoll ka komunikuar përmes kanaleve të veta zyrtare se të dy lojtarët janë paraqitur sot përballë njëri-tjetrit dhe kanë shprehur pendesën për ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë, klubi ka vendosur ta mbyllë këtë çështje me një gjobë prej 500 mijë eurosh për secilin prej futbollistëve.

“Real Madrid CF njofton se, duke ndjekur ngjarjet që çuan në hapjen e proçesit të djeshëm dispilinor kundrejt lojtarëve tanë, Federiko Valverdes dhe Aurelien Çuamenisë, të dy u paraqitën sot përpara ofierit investigues. Gjatë pranisë, lojtarët shrehën pendesën e tyre të sinqertë për atë çfarë ndodhi dhe i kërkuan falje njëri-tjetrit.

Ata gjithashtu shprehën ndjesën e tyre ndaj klubit, shokëve të skuadrës, stafit të trajnerëve dhe tifozëve dhe të dy ofruan bashkëpunim të plotë për Realin e Madridit, të gatshëm për të pranuar çdo sanksion që klubi e cilëson si të duhurin. Në bazë të këtyre rrethanave, Reali i Madridit ka vendosur të japë një gjobë prej 500 mijë eurosh për secilin lojtar, duke përmbyllur kështu procedurat e brendshme”, ka komunikuar klubi Real Madrid./Sport Ekspres/