Humbi garën për titullin kampion, Guardiola i lë derën hapur largimit nga Manchester City: Do flas me presidentin

Pas shumë viteve dominim në Premier League, Manchester City i ka lënë stafetën e titullit kampion Arsenalit. Një javë përpara fundit të kampionatit, “topçinjtë” kanë siguruar edhe matematikisht trofeun. Pas barazimit 1-1 kundër Bournemouth-it, Guardiola nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga stoli i City-2. Në intervistën e dhënë pas përfundimit të lojës, trajneri katalanas ka deklaruar so të ulet të diskutojë me presidentin dhe do të vedosë për të ardhmen e tij te “qytetarët”.

“Kam edhe një vit tjetër në kontratë. Nga bisedat që kam pasur për shumë vite dhe nga përvoja ime, ajo që njofton përgjatë sezonit lidhet me rezultatet e këqija. Kështu që personi i parë me të cilin duhet të flas është presidenti., sepse të dy do të vendosim kur të mbarojë sezoni. Do të ulemi dhe do të flasim, është kaq e thjeshtë. Më pas do të marrim një vendim”, ka deklauar  Pep Guardiola./Sport Ekspres/