Chris Smalling mbeti jashtë fushave të futbollit për tre muaj pas një dëmtimi të rëndë. Mbrojtësi luajti ndeshjen e tij të fundit më 1 shtator kur Roma u mund nga Milani. Nuk dihet se kur do të jetë në fushë dhe për këtë ka folur edhe Jose Mourinho, trajneri i Romës. Megjithatë, që nga 1 shtatori, Smalling nuk është në skuadër dhe Jose Mourinho iu përgjigj në stilin e tij pyetjes se çfarë po ndodh realisht me Smalling. “Ai as nuk e di nëse bie shi apo fryn jashtë, ai është gjithmonë në infermieri”, tha Mourinho.
Por në media qarkullon lajmi se dollarët arabë po ngadalësojnë rikthimin e Smalling. Ky i fundit është i pakënaqur dhe dëshiron që të shkojë sa më shpejt në Arabinë Saudite, pasi një ofertë ndodhet për të. Sigurisht ende nuk është asgjë zyrtare sa i përket kësaj piste, por gjithmonë e më shumë forcohet ideja se Smalling po ngadalëson kthimin vetëm për shkakun e parave që e presin në Arabinë Saudite. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/