Desire Doue ka mbetur pa fjalë pas suksesit të dytë radhazi në Ligën e Kampionëve. Lojtari francez ka thënë për “M6” se tashmë lojtarët e PSG-së janë legjenda. Ai më tej shton se skuadra e tij nuk do të mjaftohet me dy trofe të Ligës së Kampionëve, por do të synojë të tretin vitin e ardhshëm
“Jam pa fjalë. Nuk di çfarë të bëj. E para ishte e jashtëzakonshme, por ne kishim këtë dëshirë, më shumë se çdo gjë tjetër, për të shkuar për të dytën, për të bërë histori dhe për t’u bërë legjenda përsëri. Kjo është ajo që bëmë. Shikoni të gjithë tifozët tanë, familjet tona…
I falënderojmë ata sepse kanë qenë aty gjatë gjithë sezonit. Që kur u themelua PSG-ja, ata na kanë shtyrë të kalojmë kohërat e vështira. Sonte, i falënderojmë ata. E dua shumë këtë klub… E dua shumë këtë klub! Dhe nuk ka mbaruar ende! E kemi të dytën dhe do të vazhdojmë të punojmë për të marrë të tretën!”, është shprehur Desire Doue./Sport Ekspres/