Ronaldo dhe Mesi do të thyejnë një tjetër rekord, hyjnë në historinë e Kupës së Botës

Ronaldo dhe Mesi vazhdojnë të thyejnë rekorde, pavarësisht se janë në një moshë madhore dhe larg Europës. Dy nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit do të vendosin një tjetër rekord të veçantë këtë verë. Mesi dhe Ronaldo, së bashku me Oçoan, do të jenë të vetmit lojtarë pjesëmarrës në 6 edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Askush tjetër nuk ka mundur të jetë pjesë e këtij kompeticioni 6 herë, teksa rekordi tani është deri në 5 pjesëmarrje. Një rekord që dëshmon pastër nivelin e tyre të lartë atletik dhe të qenurit pikë kyçe e Kombëtareve ku luajnë./Sport Ekspres/