Xhakomo Vrioni do të largohet nga Italia. Sulmuesi shqiptar u rikthye nga Amerika në Serinë B pak muaj më parë, por nuk arriti të linte gjurmë me fanellën e Çezenës. Tashmë Vrioni ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në një tjetër kampionat, atje ku disa vite më parë la gjurmë me golat e tij.
Behet fjalë për kampionatin austriak, ku këtë herë do të veshë fanellën e Volfsbergerit. Kujtojmë se më parë Vrioni ka luajtur për Tirolin në Austri, teksa ishte i huazuar nga Juventusi./Sport Ekspres/