Tashmë është zyrtare. Zhoze Murinjo është trajneri i ri i Realit të Madridit. “Los blancos” kanë nevojë për një njeri “special” për t’i nxjerrë nga kjo situatë e pazakontë në të cilën ndodhen. Klubi spanjoll ka lëshuar një komunikatë zyrtare përmes faqes së tij të uebit, ku ka njoftuar se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët deri në 30 qershor 2029. Mbetet për t’u parë nëse rikthimi i Murinjos do ta ngrejë sërish Realin në majën e Europës.
“Bordi i Drejtorëve të Real Madrid C.F., i mbledhur sot, të enjten, më 11 qershor, dhe i kryesuar nga Florentino Perez, ka rënë dakord të emërojë Zhoze Murinjo si trajner të ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2029. Zhoze Murinjo do t’i bashkohet Real Madridit më 13 korrik, ditën kur fillojnë stërvitjet parasezonale”, ka njoftuar klubi Real Madrid./Sport Ekspres/