Skandali/ Manipulimi dhe llogaria në ndeshjen e Botërorit, komedia vjen në barazimin Algjeri-Austri

Ajo që ndodhi në ndeshjen Algjeri-Austri ishte padyshim një komedi e madhe. Pritej që ky takim të përfundonte në barazim ashtu si Australi-Paraguai dhe Japoni-Suedi, ndërsa gjithcka shkoi sipas planit, 3-3, vetëm se këtë herë skenari ishte shumë i cmendur. Pasi rezultati ishte 2-2, nga minuta e 85 deri në minutën e 92, lojtarët e Algjerisë po pasonin thuajse pa ndërprerje në mesfushë. Lojtarët e Austrisë nuk po hynin në presing për të marrë topin duke kërkuar mbylljen e ndeshjes përpara kohe, për të respektuar marrëveshjen në heshtje.
Pas 110 pasimeve radhazi në mesfushë, në minutën e 92, një prej lojtarëve të Algjerisë e jep dhe një pasim për në zonën e Austrisë dhe Mahrez e gjen veten cuditërisht para portës kundërshtare, duke shënuar.

Dhe kur minutat kishin përfunduar, Austria nis aksionin e fundit, një prej lojtarëve godet menjëherë traversën që në rastin e parë që i krijohet në minutën e 94 e 20 sekonda. Portieri i Algjerisë nxiton për të vendosur topin në lojë dhe pas vetëm 40 sekondash, një tjetër rast vjen për Austrinë dhe këtë herë nuk gabohet, duke gjetur rrjetën. Algjeria ka bërë 700 pasime të sakta mes 750 pasimeve pasi vinin pa presingun e Austrisë, që kërkonin barazimin, por padyshim që këto shifra nuk i ka as Spanja dhe Franca ndaj Kombëtareve më të dobëta dhe nuk mund t’i kishte kurrsesi Algjeria kundër Austrisë. Pas këtij kombinimi, e pësoi Irani që mbeti jashtë Botërorit. /Sport Ekspres/