“Shumë njerëz mezi prisnin të dështonin, i bezdisni buzëqeshjet tona”, De Pol thumbon pas finales: Përhapët teori konspirative, por…

Rodrigo De Poli ka thyer heshtjen pas humbjes në finalen e Kupës së Botës. Mesfushori argjentinas ka reaguar përmes një postimj në llogarinë e tij në “Instagram”, ku nuk i ka kursyer edhe thumbimet për kundërshtarët. Ai shkruan se ka parë shumë njerëz që prisnin me padurim dështimin e Argjentinës. Sipas tij, kjo vetëm sa i riafirmoi se pasioni dhe dashuria për fanellën mund të kapërcejnë çdo gjë.

“Dhimbja më e thellë vjen nga pamundësia për ta sjellë trofeun e Kupës së Botës përsëri në vendin tonë, sepse nëse dikush e meritonte ta përjetonte përsëri atë ndjenjë, ai/ajo ishe ti. Por, ndërsa orët kalojnë, po e kuptoj se lidhja që ndani me këtë ekip shkon shumë përtej vetë trofeut dhe kjo është ajo që po mbaj për të kaluar këtë moment.

Sot, shikoj se sa shumë njerëz e prisnin këtë dështim, duke përhapur teori konspirative të pabaza gjatë gjithë turneut vetëm për të qetësuar dhimbjen e mospërjetimit të asaj që ne argjentinasit po përjetonim, sepse buzëqeshjet tona i shqetësojnë, sepse mënyra se si ne jemi i bëjnë të ndihen keq… Por kjo vetëm sa riafirmoi se pasioni dhe dashuria për fanellën tonë mund të kapërcejnë çdo gjë. Do të dhembë për një kohë të gjatë, por sot, më shumë se kurrë, jam krenar që jam argjentinas”, ka deklaruar Rodrigo De Poli./Sport Ekspres/