Drejtësi shqiptare në Europë, Enea Jorgji do të arbitrojë ndeshjen e turit të tretë

Jo vetëm në rang klubesh, futbolli shqiptar përfaqësohet edhe me arbitrim në Europë. Këtë të enjte, më 6 gusht, Enea Jorgji do të vendosë drejtësinë në përballjen mes Debrecenit dhe Kopenhagenit. Arbitri shqiptar do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Xhulio Mani, të cilët do të ruajnë linjat anësore të fushës. Ndërkohë Olsid Ferataj do të jetë në rolin e arbitrit të katërt në këtë sfidë.

Përballja do të luhet në Hungari, në stadiumin “Nagyerdei” të Debrecenit. Ky duel është i vlefshëm për turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/