Ëndrra e madhe e merkatos nuk ka marrë fund për Asllanin, del në skenë gjiganti gjerman

Kjo merkato verore nuk ka shkuar siç pritj për Fisnik Asllanin. Pas sezonit të shkëlqyer që la pas transferimi dukej i pashmangshëm për lojtarin e Hofenhajmit. Kalimi i tij te Lajpcigu ishte thuajse i kryer, por rezultatet e testeve mjekësore bënë që drejtuesit e klubit gjerman të tërhiqeshin.

Por ëndrra e madhe për të hedhur një hap më shumë në karrierë duket se nuk është shuar ende. Sipas “Bild”-it, Borusia e Dortmundit nuk ka hequr dorë nga Fisnik Asllani. Gjiganti gjerman po e mendon si një alternativë të mundshme në rast largimi të Girasisë ose të Fabio Silvës./Sport Ekspres/