“Alegri do të shkojë në shtëpi, njësoj si Tare”, Kasano vazhdon sulmet: E di që do ta largojnë edhe nëse renditen në vendin e 4-t

Antonio Kasano vazhdon me sulmet e tij nga Alegrit dhe ndaj Igli Tares. Së fundmi ai është shprehur në “Viva el Futbol” se dyshja e sipërpërmendur do të shkojë në shtëpi në fund të këtij sezoni, edhe nëse Milani do të arrijë të sigurojë vendin e 4-t në kampionat. Në media kanë qarkulluar zërat për një mosmarrëveshje mes Alegrit dhe Ibrahimoviçit për shkak të telefonatave të këtij të fundit me Kasanon. Por ish-sulmuesi italian ka theksuar se me Ibrën diskuton për tema personale dhe jashtë futbollit. Ai ka shtuar se nuk ka nevojë të diskutojë me ish-lojtarin suedez për të folur për Masimiliano Alegrin.

“Alegri i ka nxitur tashmë njerëzit e tij të sqarojnë disa gjëra, sepse e di që do ta përjashtojnë pavarësisht vendit të katërt. Alegri do të shkojë në shtëpi, njësoj si Tare, i cili e zgjodhi atë. Pas gjithë rrëmujës që ka bërë, pa i dhënë një identitet, a janë tifozët budallenj? Askush nuk më ka thënë asgjë. Unë dhe Ibrahimoviçi flasim për familjen dhe për pushimet. Nuk kam nevojë ta telefonoj për të folur për Alegrin. Milani nuk mund të përfaqësohet nga një trajner i dobët”, ka thënë Antonio Kasano./Sport Ekspres/