Rezultatet e Shqipërisë në vitet e fundit në Europë, sa i përket klubeve, nuk kanë qenë ajo të gjithë prisnim. Shumë zhgënjime radhazi na katapultuan mes vendeve të fundit në Europë aqsa po diskutohej nëse Shqipëria mund ta humbiste dhe një ekip në Europë.
Megjithatë pas këtij super edicioni në Europë, vecanërisht nga Egnatia dhe Dinamo, situata ka ndryshuar. Shqipëria jo vetëm që ka fituar shumë pozicione, por është mes shteteve që ka marrë më shumë pikë në këtë “ëndërr vere”.
Edhe pas këtyre dy barazimeve të marra nga Egnatia dhe Dinamo në fazën e Play Off, Shqipëria ka fituar dhe një pozicion tjetër, duke marrë vendin e 42 dhe duke lënë pas vetes Maqedoninë që ndodhet në vendin e 43.
Ndërkohë me Egnatian që ndodhet në grupet e Conference League, nëse nuk do ndodhi një cudi me Lillestrom, Shqipëria do të marrë pikë të tjera nga ndeshjet në fazën e grupeve dhe ka të gjitha mundësitë për t’u renditur mes 35 kampionateve më të mira në Europë. /Sport Ekspres/