Nelson Hysa ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në ring, duke mposhtur me “Knock Out” boksierin norvegjez Thomas Narmo.
Shkodrani zhvilloi një duel të fortë, por në momentin vendimtar ishte pikërisht goditja e tij që bëri diferencën. Hysa e rrëzoi Narmon, duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierën profesioniste.
Përpara përballjes me shqiptarin, Thomas Narmo kishte një rekord perfekt prej 14 fitoresh në 14 ndeshje, pa regjistruar asnjë humbje. Por seria e tij u ndërpre në mënyrë spektakolare nga Nelson Hysa.
Pas goditjes dhe përfundimit të duelit, Narmo u pa në vështirësi dhe, pasi doli nga ringu, iu dha edhe maskë oksigjeni për t’i ardhur në ndihmë.
Një tjetër moment i madh për boksierin shkodran, i cili vijon të përfaqësojë Shqipërinë me krenari në arenën ndërkombëtare. /Sport Ekspres/