Gazetari shqiptar zbulon lajmin, Sulçe: Zhegrova nuk ka marrë ftesë nga Kosova për ndesjet e shtatorit

Edon Zhegrova nuk e ka marrë ftesën e përfaqësueses së Kosovës. Gazetari Altin Sulçe ka zbuluar se sipas burimeve të tij, sulmuesi i Juventusit deri më tani nuk është në planet e Fodës për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Gjatë moderimit të emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”, Sulçe ngriti pyetjen nëse situata do të ndryshoje pas dy golave të parë të shënuar nga Zhegrova me fanellën e Juventusit.

“Nga burime që kam, futbollistëve të tjerë i kanë vajtur ftesat te përfaqësuesja e Kosovës. Zhegrovës ende nuk i ka mbërritur. Nga burimet që kam, burime gazetareske. Problemi qendron, pas këtyre dy golave, do të kemi një përshpejtim të gjërave? Çfarë do të bëjë Foda tani? Çfarë do të bëjnë të gjithë ata që e kritikuan?”, ka thënë Altin Sulçe./Sport Ekspres/