Elbasani i shkakton Egnatias humbjen e parë, rrogozhinasit dorëzojnë kreun e renditjes

Egnatia ka pësuar sot humbjen e parë në kampionat. Pas një nisjeje të vrullshme dhe me goleada, rrogozhinasit janë ndalur nga verdheblutë. Nikaj zhbllokoi shifrat në minutën e 41-të të takimit, por vetëm 4 minuta më vonë Montenegro riktheu baraspeshën.

Festa e rrogozhinasve zgjati pak. Nikaj tundi sërish rrjetën në minutat shtesë të pjesës së parë dhe vulosi shifrat në ato përfundimtare 2-1. Me këtë humbje Egnatia ka dorëzuar edhe kreun e renditjes, që është marrë nga Teuta./Sport Ekspres/