Të gjithë e duan Jasir Asanin! Lojtari shqiptar është një emër atraktiv, jo vetëm për ekipet e Europës. Këtë herë janë dy ekipe të Japonisë që kërkojnë afrimin e tij.
Sipas asaj që raportojnë mediat japoneze, Cerezo Osaka dhe Kawasaki janë interesuar për të marrë kartonin e Asanit. Por qëllimi i futbollistit është kalimi në Europë dhe mundësitë nuk janë të pakëta pas performancave fantastike me Shqipërinë. /Sport Ekspres/