Vetëm Rafinja është më mirë se Shpendi në Europë, Kombëtarja fiton një “snajper”

Marani do të ketë një “snajper” në dispozicion për 4 ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kristjan Shpendi është një nga sulmuesit më në formë në Europë. Sulmuesi shqiptar ka shënuar deri më tani 6 gola me fanellën e Çezenës, ndërsa numëron vetëm 8 goditje në kuadratin e portës. Një statistikë mbresëlënëse, që tregon se Shpendi shndërron në gol 75% të rasteve të tij.

Sakaq, lojtari i Kombëtares kuqezi, tërheq vëmendjen edhe për një statistikë tjetër. Duke marrë në konsideratë 5 ligat më të forta të Europës dhe ligat e tyre B respektive, vetëm Rafinja ka shënuar më tepër gola në më pak paraqitje (6 gola në 4 paraqitje). Megjithatë Shpendi ka shënuar 6 gola në 5 paraqitjet e tij të para në kampionat. I vetmi që ka pasur vazhdueshmeri goli në çdo përballje të zhvilluar në fushën e lojës./Sport Ekspres/