Kristian Kivu është paraqitur në konferencë për shtyp në prag të sfidës kundër Parmës. Trajneri i Interit është pyetur në lidhje me zhvillimin e futbollit në Serinë A. Kivu ka thënë se tashmë loja në kampionatin italian është bërë më intensive. Ai ka shpjeguar se në futbollin modern është shtuar koha efektive e lojës me 5 minuta, që sipas tij janë shumë.
“Besoj se problemet e një sistemi, të një kulture futbolli, nuk mund të ndryshohen brenda dy muajve, ashtu siç nuk mund të vihen re përmirësime në një kohë kaq të shkurtër.
Sot, nuk e mendon më humbjen e kohës sepse rregullat nuk e lejojnë. E di që nëse rrëzohesh dhe duhet të dalësh nga fusha, e lë skuadrën me 10 lojtarë për një minutë. Portieri e di se duhet ta ekzekutojë shpejt goditjen, edhe nëse i kanë rënë mbrojtëset e kërcirit. Kjo e përshpejton lojën.
Sot kemi 5 minuta më shumë lojë efektive dhe kjo është shumë. Duhet të përshtatesh me lojën. Ka një shpenzim më të madh energjie. Duhet të futesh menjëherë në realitetin e futbollit të sotëm”, është shprehur Kristian Kivu./Sport Ekspres/