VIDEO/ 4 asiste në 45 minuta? Harrojeni, shiheni si Ernest Muçi “degjeneroi” lojtarët e Rizesporit me driblime

Ernest Muci zhvilloi dje një ndeshje spektakolare në përballjen Rizespor-Trabzonspor. Pjesa e parë përfundoi në shifrat 2-0, derisa Muçi mori skenën e ndeshjes. Brenda 10 minuta, shqiptari prodhoi tre gola.

Dy asiste për Kabasakal dhe Sismir, ndërsa në golin e tretë, pasi Muci goditi në portë dhe topi u devijua nga portieri, Franculino shënoi. Ndërkohë në minutën e 83, ishte një tjetër kombinim Muci-Fanculino që solli golin. Por kjo është komplet e pakët nëse shihni sesi Muci ka “degjeneruar” mbrojtësit e Rizespor në minutën e fundit, për të dalë nga rrethi i tyre me driblime dhe për pak iu afrua golit të sezonit. /Sport Ekspres/