Tronditet Milani në “San Siro”, Bologna përmbys gjithçka dhe fiton 4-2, shkërmoqet ekipi i Amorim

Milani ka pësuar një humbje të dhimbshme në shtëpi, duke u mposhtur 2-4 nga Bologna në një ndeshje spektakolare të Serisë A. Pavarësisht se kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1, miqtë reaguan fuqishëm pas pushimit dhe përmbysën gjithçka.

Takimi nisi në mënyrë të vështirë për vendasit, pasi Bologna kaloi në avantazh që në minutën e 8-të me Samuel Mbangulën. Milani reagoi shpejt dhe gjeti barazimin në minutën e 14-të me Cissé, i cili u shfaq sërish në minutën e 27-të, duke përmbysur rezultatin në 2-1.

Megjithatë, pjesa e dytë solli një tjetër histori. Në minutën e 60-të, Davide Bartesaghi dërgoi topin në rrjetën e gabuar, duke i dhënë Bolognës barazimin. Vetëm dy minuta më vonë, Mbangula shënoi golin e dytë personal dhe riktheu miqtë në avantazh.

Milani u përpoq të reagonte, por Bologna goditi sërish në minutën e 86-të. Mbangula kompletoi tregolëshin, duke vulosur fitoren e madhe 4-2 në “San Siro”. Një përmbysje e jashtëzakonshme për Bolognën, që i shkakton Milanit një humbje të rëndë dhe i jep fund nisjes së pamposhtur të kuqezinjve në kampionat. Një mbrëmje për t’u harruar për vendasit dhe një triumf për t’u mbajtur mend për miqtë. /Sport Ekspres/