Futbollisti i Barcelonës, Raphinha, ka kontaktuar personalisht trajnerin e Brazilit, Carlo Ancelotti, me një kërkesë të veçantë: të mos përfshihet në listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore të muajit nëntor.
Sipas raportimeve të mediave, sulmuesi brazilian dëshiron të shfrytëzojë pushimin nga kombëtarja për t’u rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe për të rifituar formën e tij më të mirë. Megjithatë, kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga Ancelotti, i cili e konsideron Raphinhën një element të rëndësishëm për planet e tij.
Për këtë arsye, klubi katalanas ka ndërhyrë gjithashtu, duke kontaktuar Federatën Braziliane të Futbollit për të kërkuar që Raphinha të lihet jashtë grumbullimit të ardhshëm.
Brazili pritet të luajë ndaj Japonisë më 14 nëntor dhe Singaporit më 17 nëntor. Udhëtimi i gjatë drejt Azisë është një tjetër shqetësim për Barcelonën, e cila dëshiron që sulmuesi të rikthehet në gjendjen e tij optimale fizike.
Tashmë, vendimi përfundimtar i takon Ancelottit, i cili pritet të shpallë listën e lojtarëve më 29 tetor. Mbetet për t’u parë nëse trajneri italian do të respektojë kërkesën e futbollistit apo do të insistojë ta ketë në dispozicion për dy miqësoret e ardhshme. /Sport Ekspres/