Ronaldo u tërbua kur Modri? fitoi Topin e Artë, Benatia zbulon prapaskenat: Nuk e fshehu dot zhgënjimin!

Cristiano Ronaldo nuk e përjetoi aspak mirë humbjen e Topit të Artë në vitin 2018, kur çmimi më prestigjioz individual në futboll iu dorëzua Luka Modriçit. Ish-mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia, ka zbuluar prapaskena nga ajo periudhë, duke treguar se sa shumë e kishte shqetësuar portugezin ky rezultat.

Në atë vit, Ronaldo vinte pas një sezoni të suksesshëm me Real Madridin, me të cilin kishte fituar Ligën e Kampionëve. Megjithatë, trofeu individual shkoi për Modriçin, i cili kishte udhëhequr Kroacinë drejt finales së Kupës së Botës në Rusi.

Benatia kujton se Ronaldo ishte shumë i zhgënjyer kur mësoi se nuk do ta fitonte çmimin.

“Mbaj mend vitin kur ai erdhi te Juventusi. Donte të fitonte Topin e Artë, por e fitoi Modriçi. Cristiano ishte aq i lënduar sa nuk mund ta fshihte”, tregoi ish-futbollisti maroken.

Sipas Benatias, ylli portugez ishte shumë i përqendruar te fitimi i këtij trofeu dhe reagoi me zemërim ndaj organizatorëve, pasi dëshironte me çdo kusht ta fitonte për herë të gjashtë.

Në renditjen përfundimtare të vitit 2018, Modriç grumbulloi 753 pikë, ndërsa Ronaldo u rendit i dyti me 476 pikë. Pas tyre u pozicionuan Antoine Griezmann, Kylian Mbappé dhe Lionel Messi. Ky episod tregon edhe një herë se sa e fortë ishte ambicia e Ronaldos për të qëndruar në majën e futbollit botëror. /Sport Ekspres/