Nga kategoria e dytë te Kombëtarja e Francës, Zidani çudit botën me zgjedhjen e tij

Zinedin Zidani ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Trajneri francez ka çuditur botën e futbollit me zgjedhjen e tij. Përkrahë yjeve të mëdhenj të Francës tashmë gjendet edhe Saël Kumbedi.

Futbollisti 21-vjeçar ka zëvendësuar Kalulunë e dëmtuar në listën e Zidanit. Por ajo që tërheq vëmendjen është fakti se mbrojtësi i krahut luan me fanellën e Volfsburgut në kategorinë e dytë të Gjermanisë. Në një Kombëtare të mbushur me yje që luajnë për skuadrat më të forta të Europës, afrimi i Kumbesë nga Zidani ka marrë jehonë të madhe mediatike./Sport Ekspres/