Elseid Hysaj duhet dërguar për studim, njeriu pa ekip që gjendet në formacion me Lamine Yamal

Një vlerësim i jashtëzakonshëm për futbollin shqiptar dhe Elseid Hysajn. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është përfshirë në formacionin më të mirë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve për vitin 2026, sipas platformës prestigjioze të statistikave, “WhoScored”.

Hysaj ka arritur të sigurojë një vend në linjën e djathtë të mbrojtjes, duke u vlerësuar me notën 7.65. Një arritje historike për futbollistin shqiptar, pasi për herë të parë një lojtar i Shqipërisë përfshihet në 11-shen më të mirë të një kompeticioni të tillë, duke u bazuar në paraqitjet përgjatë gjithë fazës së grupeve dhe jo vetëm në një ndeshje të veçantë.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë vlerësim është niveli i emrave që shoqërojnë mbrojtësin kuqezi. Në këtë formacion gjenden yje të futbollit botëror si Lamine Yamal, Harry Kane, Jude Bellingham dhe Michael Olise.

Një tjetër konfirmim se futbollistët shqiptarë mund të konkurrojnë në nivelet më të larta dhe një moment krenarie për Kombëtaren. Hysaj shkruan kështu një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare. /Sport Ekspres/