Mbrëmjen e së premtes, duke nisur nga ora 18:30, do të luhet derbi mes Dinamos dhe Partizanit. Të dyja skuadrat po kalojnë një moment të vështirë sa i përket rezultateve dhe tashmë është çasti i duhur për të kapërcyer këtë krizë. Dinamovitët kanë kërkuar ndihmën e tifozëve për të mposhtur Partizanin.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi Dinamo i ka bërë thirje tifozerisë që ta mbështesin skuadrën nga tribuna në këto momente të vështira. Klubi dinamovit ka publijuar gjithashtu edhe çmimet e biletave për të qenë pjesë në “Elbasan Arena”, të cilar fillojnë nga 500 lekë deri në 2000 lekë për tribunën VIP.
“Në momente si këto skuadra ka nevojë më shumë se kurrë për njerëzit e saj. Për mbështetje nga tribuna, për zërin dhe besimin tuaj. Biletat mund të blihen te biletaria e stadiumit”, ka njoftuar klubi Dinamo./Sport Ekspres/
