Kampionati “Abissnet Superiore” vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 13-të, e cila do të zhvillohet përgjatë tri ditëve, nga e premtja deri të dielën, me pesë përballje interesante.
Më 27 nëntor, në orën 13:30, Tirana do të presë Skënderbeun në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në orën 18:30 do të luhet Dinamo City – Partizani, në “Elbasan Arena”.
Të shtunën, më 28 nëntor, në orën 13:30, Vora do të përballet me Teutën në stadiumin e saj, ndërsa në orën 16:00 Vllaznia do të presë Laçin në stadiumin “Loro Boriçi”.
Java e 13-të do të mbyllet të dielën, më 29 nëntor, me përballjen Egnatia – AF Elbasani, që do të luhet në orën 18:30 në “Arena Egnatia”.
Java 13
Tirana – Skënderbeu, 27.11.2026, 13:30, “Selman Stërmasi”
Dinamo City – Partizani, 27.11.2026, 18:30, “Elbasan Arena”
FK Vora – Teuta, 28.11.2026, 13:30, “KF Vora”
Vllaznia – KF Laçi, 28.11.2026, 16:00, “Loro Boriçi”
Egnatia – AF Elbasani, 29.11.2026, 18:30, “Arena Egnatia”