Shqipëria ka mësuar kundërshtarët që do të ketë Kampionatin Europian. Kuqezinjtë janë shortuar në grupin më të vështirë të mundshëm me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Tashmë Federata ka nisur nga puna për të gjetur kundërshtarët e Kombëtares për parapërgatitjet për Euro 2024.
Drejtori i “SuperSport”-it, Egi Duro, ka zbuluar se FSHF-ja ka rënë dakort me palën zvicerane për të zhvilluar një takim miqësor në muajin mars. Ende nuk është vendosur stadiumi, por me shumë mundësi ndeshja do të luhet në Cyrih. Kështu kuqezinjtë e Silvinjos do të masin forcat me Xhakën dhe Shaqirin përpara sfidave të vështira të Kampionatit Europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/