Zarbrykeni po bën befasinë e madhe në futbollin gjerman. Klubi militon në ligën e tretë, por ka arritur të eliminojë fanella të rënda nga Kupa e Gjermanisë. Zarbrykeni ka prerë biletën për në çerekfinale, duke eliminuar Bajernin e Mynihut dhe Ajntraktin e Frankfurtit.
Pjesë e këtij klubi është edhe Tim Civeja, i cili sot ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Lojtari i Kombëtares shqiptare U21 u aktivizua nga stoli, por nuk vonoi gjatë për të shkundur rrjetën. Mesfushori nga Berati ndoqi me vëmendje aksionin dhe pasi u shërbye në zonë, me kokë e dërgoi topin pas shpinës së portierit. Goli i tij vulosi fitoren 0-4 të Zarbrykenit kundër Frajburg II./Halit Delibashi-Sport Ekspres/