Garry Neville, Roy Keane, Jamie Carragher dhe Ian Wright kanë komentuar grupet e Euro 2024 në emisionin “The Overlap”. Legjenda e Arsenalit, Wright, ka veçuar grupin B si më emocionuesin. Ai gjithashtu ka thënë se i pëlqen ky grup, pasi ka shumë miq shqiptarë.
“Më pëlqen grupi B, sepse kam shumë shokë shqiptarë. E dimë që Spanja, Italia dhe Kroacia kur futen në turne, ia dalin, shkojnë në finale. Por Shqipëria ka trajner Silvinjon, i cili ka qenë mbrojtësi i majtë i Arsenalit. Kështu që mendoj se ky grup do të ketë shumë emocione”, ka thënë Ian Wright./Halit Delibashi-Sport Ekspres/