Chelsea ka siguruar sot kualifikimin për në gjysmëfinale të “Carabao Cup”. Koha e rregullt e ndeshjes Chelsea-Newcastle përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, çka bëri që fituesi të përcaktohej nga penalltitë. Bardhezinjtë gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 16 të takimit falë Ëilson-it dhe e mbajtën avantazhin deri në minutën e 92-të. Pikërisht në këtë moment Mudryk-u e ndali topin në rrjetë dhe vulosi rezultatin 1-1.
Nga pika e bardhë e penalltisë, blutë e Londrës u treguan më të saktë, duke mos humbur asnjë nga 4 penalltitë e ekzekutuara. Ndërkohë, në krahun tjetër, 2 prej lojtarëve të Neëcastle-t gabuan nga 11 metrat, duke u eliminuar nga kompeticioni. Në fushë ishte edhe Armando Broja, i cili zëvendësoi Enzo Fernandezin në pjesën e parë.
Një moment vërtet interesant ishte ai i pjesës së parë kur Broja “i mbylli karrierën” brazilianit Bruno Guimares me një lëvizje. Ky i fundit priste një tjetër zgjedhje krahu nga sulmuesi shqiptar, i cili e gënjeu bukur dhe kjo video është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale ku të gjithë duartrokasin Brojën. /Sport Ekspres/
Broja just sent Bruno Guimaraes back to the favellas? pic.twitter.com/a3uEiYdaPC
— Jjuli (@jjuli_007) December 19, 2023