Granit Xhaka ka folur së fundmi për të shkuarën e tij te Arsenali. Mesfushori shqiptar ka rrëfyer për “The Athletic” periudhën e tij të errët te “topçinjtë”, kur pati edhe tifozët kundër. Xhaka ka thënë se në klubi shfaqën mungesë respekti dhe nuk e dëshironin më në skuadër. Por trajneri Arteta ishte kundër të gjithëve dhe pati besim të palëkundur për të.
“Klubi tregoi pak respekt për mua, pavarësisht se unë isha kapiteni. Ishte e qartë se ata donin të më hiqnin qafe sa më shpejt të ishte e mundur, përveç një personi: Mikel Artetës”, ka treguar Granit Xhaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/