Në kuadër të javës së 18-të të Serisë A, Juventusi ka pritur mbrëmë Romën dhe e ka mposhtur me rezultat 1-0. Momenti vendimtar i ndeshjes ndodhi në fillimin e pjesës së dytë, kur Vlahoviç asistoi Rabiot për golin e fitores.
Mediat italiane bënë të ditur se trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, theu një rekord interesant dhe la pas Carlo Ancelottin.Përkatësisht, kjo ishte fitorja e tij e 76-të prej 1-0 në Serinë A dhe që nga mbrëmë është rekordmen absolut. Ancelotti ka një më pak dhe ka mbetur në numrin 75. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/