Pas dy viteve të kaluara në Francë dhe pas skadimit të kontratës me PSG-në atje, Leo Messi ndryshoi sërish klub verën e kaluar. Ai u largua nga Evropa dhe nënshkroi për Inter Miami. Klubi është në pronësi të të famshmit David Beckham. Anglezi nuk u ndal te Messi, por plotësoi disa dëshira të argjentinasit kur bëhet fjalë për përforcime.
Pak ditë më parë në klub është prezantuar Luis Suarez, ku përveç uruguaianit, Interi ka sjellë në radhët e veta edhe dy ish-bashkëlojtarë të Leo Messit nga Barcelona. Bëhet fjalë për Jordi Alba dhe Sergio Busquets.
Siç raporton argjentinasi TyC Sports, Lionel Messi ka një tjetër dëshirë të madhe. Bëhej fjalë për një bashkëlojtar nga kombëtarja e Argjentinës, Marcos Roja, por ai tha “jo”. Mbrojtësi 33-vjeçar nuk është i impresionuar me ofertën e Inter Miami. Në vend të kësaj, ai dëshiron të përfundojë kontratën e tij me Boca Juniors që zgjat deri në qershor të 2024. /Sport Ekspres/