Ramen Cepele është lojtari më i ri që ka debutuar me fanellën e Shqipërisë. Në një ndeshje miqësore kundër Kosovës, në nëntorin e 2020, Cepele ishte vetëm 17 vjeç dhe arriti të fitonte çdo duel kundër Vedat Muriqit që po kalonte një super sezon në atë kohë.
Të gjithë u lumturuan kur panë djaloshin që vinte nga moshat e Interit në një formë të tillë, por fati e keq e ndoqi Cepelen. Pas kalimit te Hanoveri, dëmtimet filluan njëri pas tjetrit dhe kështu Cepele nuk arriti dot kurrë që të bënte hapin e madh në ekip. Aktualisht është 20 vjeç, larg futbollit profesionist të luajtur, por me më shumë shpresa.
Kjo pasi Cepele është duke u kuruar nga mjeku që bëri magji me Lionel Mesin, Giuliano Poser. Falë mjekimeve të tij, Messi do të hiqte problemin me vjelljen që kishte gjatë ndeshjeve disa vite më parë. Poser i ka treguar mbrojtësit të Shqipërisë që një infeksion stomaku i ka sjellë të gjitha këto dëmtime të shpeshta.
“Reja erdhi në shtëpinë time. Më pyeti nëse dëshiroja që të luaja me Shqipërinë. Kthehet për herë të dytë me letrat gati, me gjithçka gati. Ishte një ëndërr për mua, nuk mund ta besoja. Në nëntor më erdhi një tjetër thirrje nga Shqipëria, aty do të ishte nata më e bukur dhe më e keqe e karrierës time. Debutimi im me Shqipërinë, bëhem lojtari më i ri që ka mbajtur fanellën e Kombëtares në fushën e blertë.
Ishte fillimi i një sprove, atë mbrëmje ndieva pak siklet në këmbën time. Që nga ajo kohë kalova shumë kohë në spital, me problemet që dilni njëra pas tjetrës. Kur isha te Interi nuk kam pasur asnjëherë një problem, por kur kalova te Hannover, kam shpenzuar kohën mes inferimierisë dhe fushës. Në verën e vitit 2023 shkova te mjeku Giuliano Poser. Shkova tre herë tek ai dhe më shpjegoi se sipas këndvështrimit të tij, një infeksion stomaku më bëri të kisha probleme me këmbët dhe për pasojë të mbingarkoja kofshët dhe gjithçka tjetër. Po trajtohet prej gjashtëmuajsh dhe unë tani pret që rikthehem në Gjermani”, tha Cepele. /Sport Ekspres/