Girona nuk heq dorë lehtë nga ëndrra për titullin në La Liga. Në mbrëmjen e sotme, kjo skuadër arriti që të fitonte kundër Atletiko Madrid në shifrat 4-3. Valery shënoi në minutën e 2 të takimit, ndërsa Morata ktheu baraspeshën në të 14.
Savio dhe Blind do të trefishonin shifrat te Girona, ndërsa ishte sërish Morata që shënoi në të 44. Vetëm dy minuta më vonë Morata realizoi një tjetër gol, që do të anulohej për pozicion jashtë loje. Por përtej anulimit të golit, Morata ishte ylli i takimit pasi shënoi edhe në të 54, për t’i dërguar shifrat në të 3-3. Kur pritej mbyllja e ndeshjes, Martin gjeti golin e fitores te Girona, në minutën e parë të shtesës. Kështu Girona barazon Realin kryesues me 48 pikë në vendin e parë. /Sport Ekspres/
Gol Ivan Martin
Girona 4-3 Atlético MadridGirona !!
— Siaran Bola Live (@SiaranBolaLive) January 3, 2024